Një 37-vjeçar nga Kavaja ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për dhunë. Më konkretisht shtetasi E.P ka dhunuar ish vjehrrën e tij teksa motivet e ngjarjes nuk dihen ende.
Njoftimi i policisë:
-E. P., 37 vjeç, banues në Golem, Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje (nëna e ish-bashkëshortes së tij). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.