Trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali, arrestohet shqiptari bashke me dy bashkëpunëtorët italian

0

ITALI- Një shqiptar së bashku me dy italianë janë arrestuar ditën e sotme në Itali. Ansa.it shkruan se ata akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Operacioni buron nga një hetim i gjerë dhe kompleks që filloi në vitin 2016, i koordinuar nga DDA, pas zbulimit të 38 kilogramëve marijuanë në Rapallo të fshehura brenda një bagazhi të një makine.

Hetuesit kishin zbuluar një trafik që niste nga Shqipëria drejt brigjeve italiane dhe më pas përfundonte në sheshet franceze dhe gjermane. Vitin e kaluar karabinierët arrestuan 20 persona të cilët përveç marihuanës merreshin edhe me ngarkesa kokaine.

Në mënyrë të veçantë, një nga bashkëpunëtorët italianë të arrestuar sot kishte për detyrë të përgatiste dhe organizonte operacionet e marrjes së ngarkesave me marijuanë, të ardhura nga deti nga Shqipëria dhe Mali i Zi, duke identifikuar nëse ishte e nevojshme, përgjatë pikave të ndryshme të brigjeve puliane dhe abruzeze, magazina ku ruhet dhe fshihet lënda narkotike, në pritje të transferimeve të mëvonshme. Shqiptari, nga ana tjetër, menaxhonte kultivimin e lëndës narkotike në Shqipëri, importimin e mëpasshëm në Itali me motobarka, deri në planifikimin e shpërndarjes së saj në territorin e kryeqytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu