Nuk ndalen ‘lumenjtë’ me emigrantë! Më shumë se 1600 kapen në Angli brenda 48 orësh

0

BRITANI E MADHE- Mbi 1,600 emigrantë në bordin e 38 varkave të vogla kanë kaluar nga fundjava deri të hënën Kanalin anglez. Moderatori dhe ish-politikani, Nigel Farage pyeti qeverinë: Kur është mjaft, mjaftueshëm?

Një total prej 1,065 emigrantësh në 25 varka të vogla u kapën nga autoritetet britanike të dielën; të hënën, 539 emigrantë të tjerë u gjetën në Kanalin Anglez, të ndarë me 13 varka të vogla. Autoritetet detare franceze më vonë lëshuan një deklaratë mbi operacionet e së dielës, dhe u kujdesën të vinin në dukje kushtet e vështira të motit në Kanal. Moti në Kanal ka qenë aq i keq gjatë javës së kaluar, saqë nuk ka pasur fare kalime emigrantësh të mërkurën, të enjten dhe të premten. Ndaj me qetësimin e kohës, emigratët kaluan në fundjavë.

“Unë do të vë bast se mbi 90%janë të rinj. Gjithashtu ju vë bast se mbi gjysma e tyre vijnë nga Shqipëria. Në fakt ata po kalonin ditën dhe natën dje… Unë do t’ju premtoj të martën dhe të mërkurën këtë javë, numrat do të jenë të mëdhenj, sepse kemi një mot shumë, shumë të qetë dhe të qetë,”-tha Farange.

I sapokthyer nga një turne dy-javor në Australi, Farage reagoi me zhgënjim që në mungesë të tij nga MB kriza e migrantëve nuk po mbulohej aq shumë nga mediat. Numri i kalimeve të paligjshme të emigrantëve është rritur këtë vit, duke thyer rekordin e lartë të të gjitha kohërave, i vendosur në vitin 2021.

Vetëm disa javë më vonë, numri i përgjithshëm i emigrantëve që kanë kaluar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 30,000 persona për herë të parë ndonjëherë. Kontrabandistët e njerëzve thuhet se po bëjnë pasuri për shkak të numrit të emigrantëve që dëshirojnë të kalojnë Kanalin. Deri tani është identifikuar një shqiptar, me nofkën “Luani i Artë” që dyshohet se fiton më shumë se një milion paund në javë duke trafikuar emigrantë në MB.

Sekretarja e re e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman, ndërkohë, ka bërë thirrje për kontrolle më të ashpra kufitare në Kanal dhe ka hedhur poshtë akuzat se kontrolli kufitar ishte “racist”.

“Nuk është raciste për askënd, për një pakicë etnike apo ndryshe të dëshirojë të kontrollojë kufijtë tanë. Nuk është fanatizëm të thuhet se ka shumë azilkërkues që po abuzojnë me sistemin. Nuk është ksenofobike të thuash se migrimi masiv dhe i shpejtë ushtron presion mbi strehimin, shërbimet publike dhe marrëdhëniet me komunitetin,”-tha Braverman në fillim të këtij muaji.

Deri më tani raportohet se shqiptarët janë një prej etnive më të mëdha që largohen drejt Mbretërisë së Bashkuar, duke shkaktuar alarm tek autoritetet britantike. I pyetur nga mediat e huaja për kalimet nga Franca në Britani, kryeministri Edi Rama e kaloi me një batutë, duke u shprehur se ishte kryeministri i Shqipërisë, jo i Francës së Veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu