PD shtrin aksionin! Protesta zhvendoset sot para SPAK

0

TIRANË- Partia Demokratike do ta zhvendosë aksionin opozitar në Toranë. Një ditë pasi selia blu ngriti në protestë qytetarët e Elbasanit, sot do të zhvendosen në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit. Njoftimi u bë një ditë më parë. Ndryshe nga dje, që fokusi ishte në kërkesën për uljen e çmimit të naftës, sot protestuesit do të kërkojnë drejtësi për Teatrin Kombëtar që u shemb në mënyrë kriminale.

“Thirrje për protestë! Thuajse 3 vjet nga shembja kriminale e Teatrit Kombëtar dhe SPAK hesht. Heshtja është bashkëfajësi. Qytetarët kërkojnë drejtësi! Nesër në ora 10:00, përpara godinës së SPAK-ut,”- njoftoi dje PD-ja.

Një ditë më parë, qytetarët fikën për rreth një orë makinat në Elbasan, në shenjë proteste kundër rritjes së çmimit të naftës. Në prononcimet për mediat qytetarët u shprehën seçmimet janë rritur shumë dhe se ata nuk e përballojnë më jetesën në këtë vend.

Një grua përmendi dhe të ardhurat nga emigracioni dhe tha se ndihmën për të jetuar e merr nga fëmijët që ka jashtë pasi ndryshe nuk ia del dot. I pranishëm në protestë ishte edhe nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili u shpreh se Elbasani ishte vetëm fillimi i protestave pasi ato do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu