Lufta në Ukrainë/ Putin i gatshëm për të nisur bisedimet e paqes, por sipas kushteve të tij

0

Një raport është shfaqur ditën e sotme në lidhje me gatishmërinë e supozuar të Vladimir Putin për të hyrë në negociata për një marrëveshje të përkohshme paqeje me Ukrainën.

Sipas faqes së pavarur të lajmeve Meduza, presidenti rus është i gatshëm të marrë pjesë në diskutime dhe madje mund të tërheqë trupat e tij nga zona e Khersonit.

Megjithatë, gazeta detajon një sërë kushtesh, që Krimea të mos jetë pjesë e bisedimeve dhe që territori i aneksuar i Donbasit të mbetet nën kontrollin rus.

Këto janë kushte që nuk ka gjasa të pranohen nga Ukraina, me kritikët e Kremlinit që sugjerojnë se çdo armëpushim do të përdoret nga Rusia për të rigrupuar dhe rinovuar sulmet e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu