Duke u solidarizuar me protestat e zhvilluara në Iran, pas vrasjes së të resë nga policia e “moralit” se hoqi burkan, në Berlin këndohet kënga “Bella Ciao”.
ANSA italiane ka publikuar videon në praninë e të tjerëve shihet dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, e kreu i grupit socialist Taulant Balla.
Balla duket se i është bashkuar të tjerëve duke duartrokitur dhe kënduar këngën, ndërkohë Rama nga ana e tij nuk ka bërë të njëjtën gjë.
Në Berlin është luajtur kënga ‘Bella Ciao’, himn i së majtës botërore, në gjuhën perse, në nder të protestave që janë duke u zhvilluar në Iran. Video është publikuar nga mediat italiane e mes grupit duket edhe kryeministri Edi Rama bashkë me kreun e grupit të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla.
Rama mori pjesë në Berlin në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste Evropian.