Makina merr para biçikletën, plagoset 67-vjeçari në Korçë

0

Një 27-vjeçar ka goditur me makinë një person i cili ishte duke udhëtuar me bicikletë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë.
67-vjeçari i aksidentuar me inicialet A.Z. është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore ndërsa policia po vazhdon procedurat me 27-vjeçarin O.A. që drejtonte automjetin.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 16.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi O. A., 27 vjeç, banues në Korçë, ka aksidentuar biçiklistin A. Z., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu