Ish-kryeministri, Sali Berisha reagoi në mbështetje të protestavetë pedagogëve në universitetet e vendit, të cilët ashtu sic kishin paralajmëruar bojkotuan nisjen e vitit tëri akademik.
Berisha tha se kërkesat e tyre ishin legjitime ndërkohë që pedagogët në Prishtinë paguheshin me dyfishin e shumës që paguhen pedagogët në Tiranë.
“Pas qëndrimit arrogant dhe cinik të qeverisë, sindikata vendosi të thërrasë për bojkotin e mësimit në universitetet e vendit. Ky është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm që synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona. Pedagogët nuk po kërkojnë asgjë tjetër vecse atë që sot e gëzojnë kolegët e tyre në universitetin e Prishtinës të cilët i kanë rrogat afërsisht dy herë më të larta se ata në Tiranë.
Qeveria e Kosovës vendosi dhënien e 100 eurove në muaj për studentët, në mënyrë që të këta të fundit të përballonin rritjen e çmimeve”-tha Berisha në reagimin e tij.