TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë aktorin e madh me origjinë shqiptare Xhim (Jim) Belushi. Në pamjet që i ka nxjerrë vetë Rama duket si po filmohet dokumentari që ka ndërmarrë aktori për të prodhuar për “Discovery”, një nga kanalet më të njohur në botë. Ndërsa kryeministri ndodhet në zyrën e tij, Belushi hyn dhe bashkë flasin, por nuk kuptohet se si do të projektohet e gjithë skena me Ramën dhe nëse do të ketë politikanë të tjerë.
“Me legjendën Jim Belushi për dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery,”- shkruan Rama.
POSTIMI I PLOTË:
Belushi ndodhet prej disa ditësh në Tiranë, ndëra ka postuar edhe disa foto, duke thënë se e do këtë vend.