Detaje te reja nga vrasja ne fushe kruje. Indrit Ndoja eshte qelluar nga nje distance e afert. Plumbi ka prekur arterien femorale cka ka bere qe te kete pasur hemoragji te menjehereshme duke i mare jeten.
Sipas eksperteve kriminologë te drejtorise se policise se durresit, ne vendin e ngjarjes nuk eshte gjetur asnje gezhoje. Kjo ka bere qe hetuesit e ekpertet te mendojne se autori pasi ka qelluar ta kete mare me vete gezhojen.
Bazuar edhe nga skema e krimit, viktima dhe autori dyshohet te jene takuar dhe debatuar me njeri tjetrin dhe nuk kemi te bejme me nje prite te ngritur nga autori.
Policia po ushtron kontrolle ne zone, pasi dyshohet qe autori te jete banor i zones. Ende nuk eshte zbuluar konflikti mes viktimes dhe autorit, ndersa arma e perdorur mendohet te jete pistolete. Hetuesit mendojne se bazuar ne faktin qe viktima ka mere vetem nje plumb ne kembe, autori nuk ka pasur qellim ta vriste.
Policia ka mare ne pyetje mbi 15 persona mes tyre familjare apo edhe te dyshuar per ngjarjen si dhe banore te zonës.