E njihni? Sot është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare

0

Sot është një ndër artistet më të suksesshme shqiptare. A e dalloni dot kush është? Bëhet fjalë për Rina Balajn, reperen shumë të suksesshme. Artistja është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit këtë foto kur ka qenë e vogël ndërsa ka bërë me dije se imazhi është shkrepur në dhjetor të 1999.

Sakaq, sa i përket jetës sentimentale, kujtojmë që këngëtarja ka pak kohë që i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me Sinboy. Reperi me origjinë shqiptare, që vijon karrierën në Greqi dhe Rina u njohën ur bashkëpunuan për këngën “Gigi”. Duke folur për ndarjen, Rina tha se lidhja ishte bërë toksike.

“Gjithçka ka ndodhur si duhej të ndodhte. Nuk ishte e shpejt apo e papritur.” tha ajo. Kur u pyet nëse jeta e saj ka ndryshuar për mirë apo për keq këtë vit, Rina tha: “Të gjithë mundohemi të ndryshojmë për mirë. Ndihem shumë spirituale, në paqe me veten”, duke preferuar që të mos ndajë më shumë detaje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu