Vdekja e Lear Kurtit/ Karamuço bën deklaratën e fortë: Spitali thotë ndryshe dhe Policia ndryshe!

0

Pedagogu i kriminalistikës Ervin Karamuço ndërsa ishte i ftuar ditën e sotme në “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samaxhiu, deklaroi të tjera detaje mbi dritëhijet e vdekjes së 32-vjeçarit, Lear Kurti mbrëmjen e 19 tetorit, pasi u arrestua nga forcat e Policisë.

Karamuço thotë se deklaratat e bëra nga institucionet e Policisë dhe spitalit, kanë sjellë një konfuzion sepse kundërshktojnë njëra-tjetrën dhe japim të dhëna të ndryshme.

Sipas ekspertit, kjo ka sjellë që dyshimi të bjerë edhe mbi institucionet.

“Ka një version zyrtar, hetimet nuk i bën Policia. Janë pezulluar dy policët që kanë shoqëruar të ndjerin. AMP që duhet të jetë institucioni që kryen hetimet, i kryen nën dretimin e prokurorisë.

A kemi ne paanshmëri dhe integritet të insititucioneve? Pse ndodh kjo?

Në kemi pasur shumë raste në të kaluarën, ku për fat të keq, kanë nxjerrë një të vërtetë shumë të madhe ku Policia edhe ka abuzuar, siç është rasti i Rashës, në rastin e Kavajës, apo Kamzës.

Brenda 6 muajve të fundit kemi 3 vdekje në komisariatet e Policisë, brenda ambienteve, dhe kemi dhe një polic të vrarë nga kolegu i tij.

Por rasti më flagrant në këto dy vite është ku struktura të veçanta të shtetit, ku kërkuan të inskenonin një ngjarje të rëndë nga ajo e vërteta, por që qëlloi një kamer e një biznesi ajo që nxori të vërtetën në shesh.

Dhe që atëherë ka një dyshim. Sa garanci kemi ne?

Rasi i Kurtit, ka ngritur debat sepse është një ngjarje e përsëritur. Deklaratat e dhëna, janë mbivendosur dhe kanë krijuar kakofoni dhe mungesë koherence , që edhe ajo krijon dyshime. Janë ndryshuar disa versione, ka pasur deklarime dhe kundërdeklarime nga ana e institucioneve, Policia thotë ndrydhe dhe spitali thotë ndryshe. Po ashtu AMP, ka bërë një deklaratë të përbashkët me Prokurorinë, që s’duhet ta bëjë, se Prokuroria nuk duhet të bëjë me vartësit e vetë një deklaratë.

Sepse në një farë mënyre jep dyshime sikur po kompromentohet, sikur këtë hetim po e bën AMP-ja dhe jo nën drejtimin e Prokurorisë”, deklaroi Karamuço.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu