JERUZALEM– Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme presidentin e Izraelit Isaac Herzog. Përmes një video në rrjetet sociale kryeministri ka ndarë dhe momente nga takimi me të.
“Jerusalem – Takimi me Presidentin, Isaac Herzog”, shkruan Rama.
Rama do të shoqërohet nga disa ministra shqiptarë. Në qendër të diskutimeve do të jetë sulmi kibernetik i hakerave të sponsorizuar nga shteti iranian që goditi serverat e shtetit shqiptar duke shkaktuar bllokim të shërbimeve dhe rrjedhje të dhënash.