Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Shkodrën mbrëmjen e sotme. Mësohet se është qëlluar drejt një mjeti të parkuar në lagjen ‘Prek Cali’.
Nuk ka informacione për të plagosur apo viktima.
Gazetarja e Infoweb Media në Shkodër informon se objektiv ka qenë një mjet me targa angleze.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë që kanë rrethuar zonën përreth.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rastit në fjalë. Infoweb Media