Drejtoresha e Infoweb Media, Anisa Bahiti, takim me Presidentin e Republikës së Qipros Turke, Ersin Tatar

0

Nga editori, Infoweb Media

Me ftesë zyrtare, Drejtoresha e Infoweb Media, Anisa Bahiti, merr pjesë për herë të dytë radhazi në takimin e Këshillit Global të Mediave që zhvillohet në Alanya të Turqisë.

Në këtë takim marrin pjesë gazetarë, publicistë dhe figura të njohura të mediave nga mjaft vende të botës. Në epiqendër të diskutimeve është situata aktuale e mediave në vendet respektive, veçanërisht pas luftës në Ukrainë dhe krizës energjitike, sfidat dhe prespektivat e së ardhmes.

Publicistja Anisa Bahiti ka zhvilluar takime të ndryshme, mes tyre edhe një takim me Presidentin e Republikës së Qipros Turke, Ersin Tatar.

Në faqen e saj zyrtare në Facebook ajo ka ndarë postimin ku shkruhet:

‘Pas një bisede shumë interesante me të për vendin e tij, bukuritë mesdhetare dhe historinë e Qipros, ndamë vullnetin dhe dëshirën se në të ardhmen e afërt Presidenti Ersin Tartar të vizitojë Shqiperinë, Tiranën dhe në mënyrë të veçantë qytetin tim të bukur dhe të vjetër të Elbasanit’.

Në ditët në vazhdim do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera si promovime, analiza e diskutime.

Nënvizojmë këtu faktin se disa nga shkrimet dhe analizat e publikuara nga Anisa Bahiti kanë tërhequr vëmendjen e opinionit të gjërë dhe kanë bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu