24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete nga Covid19, 38 qytetarë poizitiv

0

Ministria e Shëndetësisë ka përditesuar të dhënat në lidhje me Covid19 për 24 orët e fundit në vend.

Nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e virusit ndërsa kanë dalë pozitiv 38 qytetarë nga 581 testime që jannë kryer. Janë 242 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Njoftimi i ministrisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 581 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 38 qytetarë, në këto bashki:

19 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Vlorë, Sarandë, Korçë, Dimal, Elbasan, nga 1 qytetarë në Patos, Lushnje, Selenicë, Delvinë, Finiq, Gjirokastër, Maliq.

Janë 242 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,948 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 29 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 38

Të shëruar në 24 orë 17

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 581

Testime totale 1,996,731

Raste pozitive 331,783

Raste të shëruara 327,948

Raste Aktive 242

Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 158

Vlorë 26

Fier 11

Berat 11

Durrës 10

Gjirokastër 9

Shkodër 4

Elbasan 3

Lezhë 3

Korçë 3

Kukës 1

Dibër 1


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu