Sali Berisha: Nga kjo pseudo maxhorancë mbyllen e miratoehen ligje në kurriz të fëmijëve tuaj. Sot për sot, pas pseudomaxhorancës së Lukashenkos është më e damkosura në Evropë dhe ndër më të damkosurave në botë. Sot kjo pseudomaxhorancë e ka çuar Shqipëria katër vende nën Vietnamin socialist për shtetin ligjor. Vietnami është një shtet në Kushtetutë parashikon një diktaturë që pranon ekonominë e tregut për interesat e saj. Republika e Shqipërisë është një diktaturë që pavarësisht lidhjeve të grupit që drejton me të shkuarën, bazohen krimin, drogën e vjedhjen e qytetarëve. Me të drejtë qytetarët pyesin që si ka mundësi që një vend monist me kushtetutë moniste, të jetë më mirë me zbatimin e ligjit se sa një vend që ka hapur negociatat për tu futur në BE. Të gjitha këto ndodhin sepse në këtë vend vota është fiktive, njëlloj si në Vietnamin komunist. Çdo post në këtë vend e merr krimi, droga, ryshfeti e vjedhja. Për Edi Ramën nuk ka ligje, nuk ka kushtetutë që të pengojë vjedhjet e tij. Ai njeri ka udhëtuar 137 herë me ‘charter’, një çmenduri të tillë abuzive nuk ia ka lejuar vetes asnjë diktator, asnjë i korruptuar tjetër përveç tij, 22 milionë euro, kryeministri i vendit më të varfër më të Evropës, dy herë udhëtime me ‘charter’ më shumë se Presidenti i vendit më të pasur të botës. Këta kanë urrejtje për ju qytetarë, ju shohin si qenie inferiore, për t’ju shtypur, për t’ju mashtruar. Kurrë s’ka patur Shqipëria qeveritarë të tille korruptivë si këta, etërit e tyre ishin mizorë, gjakësore, të gjithë së bashku me në krye Enver Hoxhën, nuk kanë shpenzuar në tërësi, sa ka shpenzuar Rama në udhëtimet e tij. A mendoni ju që ka njerëz që vuajnë për kafshatën e gojës, e shndërruar këtë vend në vendin e gomoneve. S’guxoni të thoni një fjalë të vetme kundrejt Edi Ramës, i lëpiheni në mnëyrën më të neveritshme, më të paimagjinueshme. E dëgjoni se në çfarë gjuhe flet ai? Pse mendoni që ne nuk dimë t’i përdorim ato fjalë? Por nuk duam sepse nuk mendojmë se duhet ndotur hapësira mediatike. Dhe u thotë shqiptarëve se ato udhëtime kanë qenë gjysma e një bilete dhe u thotë që kam qenë me “Air Albania” në një kohë kur kompania ka 4 vite që s’dorëzon bilanc dhe është e falimentuar. Si ka mundësi që jeni kaq të pandjeshëm, s’mund të diskutojmë këtu sepse kemi të bëjmë me një grup njerëzish që vjedhja e shqiptarëve ua ka verbuar sytë. 12 po vjen, është gjyqi i madh që shqiptarët do tu bëjnë ju. Boll i shkelmuat shqiptarët, boll i vodhët, boll i përzutë nga vatrat e tyre. 12 është dita e gjyqit popullor ndaj jush. Të përzëmë këtë bandë nga pushteti