Jo, jo absolutisht, tek Primaret ne nuk levizim, nuk heqim dorë. Është e vetmja gjë që në sjellim risi këtë herë, nuk lëvizim nga Primaret. Që një parti të bëjë ‘polls’ në të gjithë Shqipërinë, është e pamundur sepse nuk kemi para. Duhet një forcë pollitike miliardere. Nuk kemi para! S’ka para për të bërë ‘polls’, duhen minimumi 1 milionë euro. Ky propozim mund të modifikohet. Urdhëro të bjmë ‘polls’ aty ku mundemi, një ‘poll’ nuk është baraz me votën se ndryshe nuk bëheshin zgjedhjet, bëheshin vetëm sondazhe.