E rëndë në Elbasan/ E mitura denoncon 38-vjeçarin: Më përndjek…

0

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, nën akuzë për përndjekjen e një të miture.

Policia ka njoftuar se arrestimi i shtteasit me iniciale E.B është bërë pas denoncimit të një 17-vjeçareje, e cila në prani të prindërve ka denoncuar se 38-vjeçari e përndiqte. Uniformat blu kanë nisur hetimin mbi rastin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi një 17-vjeçare, në prani të prindërve të saj, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Elbasan se 38-vjeçari e kishte përndjekur. Vijon puna për verifikimin e këtij kallëzimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu