Largimi i të rinjve/ Rama: Kush dëshiron të largohet është i lirë, le ta provojë

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek fenomeni i largimit të të rinjve nga vendi. Në një bashkëbisedim që zhvilloi me të rinjtë e qytetit të Korçës Rama tha se kushdo që dëshiron të iki jashtë Shqipërisë është i lirë të shkojë por sipas tij ata që thonë se këtu nuk mund të arrish atë që do dhe se ky vend nuk ka të ardhme thjesht e ka gabim.

Kryemninistri tha se ky është një trend botëror që nuk ka prekur vetëm vendin tonë por dhe vendet e Europës ku mori rastin e Italisë. Kreu i qeverisë tha se deklaratat se Shqipëria po plaket dhe po zbraset janë djallëzore.

Edi Rama: Një vajzë ose një djalë si ju mund të thojë se pse të rri unë këtu që të pres sa ne të bëhemi si Gjermania ku unë mund të shkoj për një orë e gjysëm e ta gjej aty gjënë dhe nuk çfarë i thua fare, je i lirë të shkosh ta provosh por thënë të gjitha këto ky është një trend historik që e kanë kaluar të gjitha vendet. Ky avazi plakaj plakja, zbrazja zbrasje është një avaz djallëzor se duket se këtë e ka vetëm Shqipëria, shikoni Italinë se çfarë probleme ka me plakjen. Shikoni qa problemi kanë me fshatin, lëvizjet nga fshati në qytete dhe nga jugu në veri. Shikoja Sopanjën, lexova një artikull, 12 mijë mjekë kanë ikur nga Spanja. Thënë të gjitha këto unë kujt më thotë që në Shqipëri s’ka të ardhme i them je gabim, thjesht je gabim. Kush më thotë se në Shqipqëri nuk e arrin dot atë që ti meriton thjesht je gabim. Kush mendon se atje është kollaj të shkojë ta provojë sidomos tani në këtë periudhë me këto fatura. Se bëjnë krahasime me paga se ata i kanë pagat e larta, i kanë ata më larta se pagat këtu por bëni llogaritë sa i kanë shpenzimet. Patjetër që ju mbetet në fuind diçka por ajo që ju mbetet në fund është diçka që ju mbetet me gjak. Faktet konkrete i keni këtu. Nuk ka shans që dikush që niset hajt se po iki atje të fitojë çerekun e asaj që fiton kjo goca këtu apo ai djali atje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu