Aksident i rëndë në Devoll, makina përplas të miturin, ndalohet shoferi

0

Një aksident ka ndodhur sot në Devoll ku një makinë ka përplasur një 13-vjeçar që ka qenë duke lëvizur në këmbë.

I mituri është dërguar në spital ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policise:

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 04.11.2022, rreth orës 15:05, në fshatin Qytezë, Devoll, shtetasi T. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një 13-vjeçar, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi T. D., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu