Mbledhje urgjente! Berisha thërret në takim 7 kandidatët e Primareve për Tiranën

0

TIRANË- 7 kandidatët që garojnë në Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës janë thirrur në një takim në selinë blu nga kryedemokrati Sali Berisha për t’i dhënë disa direktiva. Në mbledhjen që ka nisur prej disa minutash, Berisha ka kërkuar mobilizimin e kandidatëve për protestën e 12 nëntorit.

Në takim janë: Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Gert Bogdani, Julian Deda, Adriana Kalaja, Enklejda Fejzo dhe Fatmir Merkoçi.

Përveç protestës të të shtunës, në fokus të bisedimeve do të jenë edhe zgjedhjet vendore të 2023, ku një prej tyre do të përballet me kundërshtarin socialist, Erion Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu