U godit 4 herë me thikë në shpatull, kryebashkiaku Fredi Kokoneshi niset për te spitali i Traumës

0

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është rrugës për në spitalin e Traumës.

Në mëngjesin e së premtes ai u godit 4 herë me thikë në shpatull dhe ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në Lushnjë. Rreth orës 15:00 u raportua dhe transferimi i tij në Tiranë.

Edhe shoferi i tij u plagos në po të njëjtën ngjarje. Gazmir Bullari është në gjendje të rëndë pas 5 goditjeve me thikë në bark.

– Advertisement –
Krimi u krye nga Orgest Xhelili. Ai punonte IT në bashki dhe u shkarkua nga puna bashkë me gruan e tij e cila ishte drejtoreshë e infermiereve në poliklinikën e Divjakës.

Ngjarja ndodhi në afërsi të bashkisë. Autori është arrestuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu