Video/ Momenti i tmerrshëm kur ndodh shpërthimi në sheshin Taksim në Stamboll! Një çantë e lënë në stol…

0

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 të tjerë janë lënduar, nga një shpërthim që ka ndodhur në rrugën e njohur Istiklal pranë sheshit Taksim në Istanbul.

Pas shpërthimit që ndodhi në orën 16:20 sipas kohës lokale, në rajon u dërguan shumë zjarrfikës, policë dhe ekipe mjekësore.

Shpërthimi ka shkaktuar zhurmë të madhe, kurse ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë marrë masa sigurie në rrugë.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili duket se është kapur nga videot e shumta që qarkullojnë në rrjetet sociale. Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje.

Korrespondentja e BBC, Orla Guerin, e cila ndodhet në zonë, tha se kishte një prani të madhe policie rreth rrugës Istiklal, e cila ishte rrethuar. Helikopterët po qarkullonin lart ndërsa ambulancat shkonin përpara dhe mbrapa.

Rruga, zakonisht e mbushur me blerës, ishte shënjestruar më parë nga në një sulm vdekjeprurës në vitin 2016.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu