U ndalua nga policia, reagon babai i Ramazan Rrajës: S’ka pse shoqërohet vetëm se lëviz me makinë të blinduar, makinën e kam me letra”

0

Policia ka ndaluar sot nipin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, Ramazan Rraja ndërsa lëvizte me automjetin e tij. Policia e Tiranës po kryen kontrolle e verifikime për mjete të blinduara dhe gjatë operacionit janë disa drejtues mjetesh. Mes tyre ndodhej dhe Rraja. Aksioni policor është zhvilluar në Qafë-Kashar.

Së fundmi ka reaguar babai Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja i cili thekson se nuk mund të ndalohet djali i tij për të vetmin fakt se lëviz me makinë të blinduar.

“Nëse djalit tim do to faktohet gjëja më e vogël ai të përgjigjet. Nuk është në kërkim policor. Ka dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëviz me makinë të blinduar pse duhet të ndalohet për lëvizje më makinë të blinduar. Makinën e kam unë me letra”- u shpreh Xhelal Rraja.

Kujtojmë se Rraja nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai më shumë se një vit më parë ka dhunuar barbarisht një grua te QSUT.

Ai gjithashtu u rikthye në qendër të vëmendjes pas publikimit të një video ku shfaqet në një lokal në Fushë-Krujë me kallashnikov, duke terrorizuar klientët. Pas publikimit të lajmit, Rraja, nga Dubai mohoi të kishte qenë ai, duke thënë se policia merr ryshfet për të terrorizuar familjen e tij.

Ndaj Rrajës gjithashtu rëndon akuza e trafikimit të drogës, nga autoritetet belge, që kanë kërkuar dënimin e tij me 8 vite burg.

Sipas dosjes së prokurorisë belge, banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antëerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Europën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi. Ai gjithashtu u përfol për përfshirje në masakrën e Fushë-Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ai reagoi për mediat dhe mohoi përfshirjen.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu