Postimi i Plotë:
Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë. Formulari gati për tu dorëzuar nesër!
Lëvizja erdhi pasi Grida Duma la mandatin e deputetes për tu futur në botën e televizionit. Duma startoi një natë më parë emisionin “Top Story” në Top Channel, një prime time që do të drejtohet prej ish-deputetes së Partisë Demokratike gjatë gjithë sezonit.