Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka përdhunuar një vajzë të mitur. Sipas policisë në pranga përfundoi shtetasi A.T pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.
Abuzimi seksual i të miturës në kryeyqtet është treguar vetë viktima e këtij sulmi. Kjo e fundit, e cila është vetëm 11 vjeçe i ka treguar prinderve që është abuzuar nga 55-vjeçari.
Ky i fundit ka qenë i njohur me babanë e viktimës. Ai ka shkuar për vizitë në familjen e mikut të tij ku edhe dyshohet që ka abuzuar. Pasi 11 vjeçarja ka treguar te prindërit, ata kanë denoncuar rastin e rëndë në polici , ku komisariati nr.3 ka arrestuar 55-vjeçarin.