GREQI- Përmbysja e anijes me emigrantë në lindje të Kosit ka lënë pas 1 person të vdekur. 10 emigrantët e shpëtuar janë të gjithë burra dhe u kapën nga dy anije të rojes bregdetare nga zona detare 1.5 milje detare në lindje të Kos, pas një operacioni kërkim-shpëtimi për të huajt të kryer në mesnatë nën koordinimin e Qendrës së Bashkuar të Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit të ministrisë së Transportit.
Sipas dëshmive të emigrantëve, skafi me të cilin ndodheshin u fundos, ndërsa në bord nuk ka pasur persona të tjerë.
Emigrantët janë transferuar në Qendrën e Pritjes dhe Identifikimit në Kos./Burimi: CNNgr.