Poezi nga Ersid Karaj: As në qiell, as në tokë

0

Ersid Karaj: AS NË QIELL, AS NË TOKË

Ka zemra që qajnë dhe sy që qeshin,
Ka shpirtra që vuajnë dhe ndjenja që heshtin.
Ka organe që rënkojnë dhe qeliza që vdesin,
Ka njerëz që dashurojnë dhe dëshira që mbesin.

Ka fytyra që digjen dhe këmbë që s’ecin,
Ka zemra që shiten dhe zhgënjimin e tresin.
Ka ëndrra që flasin dhe gjurmë që flenë,
Ka histori të trishta dhe ligështira që rrëfejnë.

Ka mëngjese të zbehta dhe trishtime që flasin,
Ka mbrëmje që na frikësojnë dhe njeriun e vrasin.
Ka male që vuajnë në rënkime e shqetësime,
Ka shtigje dhe fusha që të ndjekin në shtegtime…

Përzgjodhi nga libri me poezi me të njëjtin titull “As në qiell, as në tokë”, Fatos Salliu/ INFOWeb/MEDIA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu