“Atësinë e kam të mohuar, në certifikatë është me vizë”, Sofika: Babai më ktheu shpinën

0

TIRANË- E rritur në jetimoren e Vlorës, në të cilën ka jetuar prej kur ishte 1-muajshe, Sofika e njohu nënën e saj në moshën 9-vjeçare. Asokohe, thotë ajo në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrika e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, nuk kishte kurrfarë ndjesie ndaj saj dhe i qëndronte ftohtë.

Megjithatë, babanë nuk e ka njohur kurrë. Sofika nuk di as emrin e tij të saktë, as fytyrën, për të është thjesht një boshllëk. Nuk gëzon mbiemrin e tij dhe për këtë mendon se arsyeja mund të jetë edhe marrëdhënia që ai ka pasur me nënën e saj.

Sofika: Thjesht mbaj mend e ka emrin Tafi a Tefi, diçka e tillë dhe tek atësia, ai nuk ma ka dhënë mbiemrin e tij të shkruar, e kam të mohuar.

Sofika: Nuk e di, ndoshta ka menduar që ajo nuk është vajza ime ose nuk e di cila ka qenë që e ka bërë atë… ndoshta për shkak të situatës që ka kaluar me mamin, mos ndoshta mendonte që unë do isha po e njëjta me mamin, nuk e di cila ka qenë arsyeja.

Ardit Gjebrea: Po ti si e ke atësinë në certfikatën tënde?

Sofika: E kam me vizë, domethënë që nuk ekziston. Vizë, thjesht.

Sofika: Nëse mamaja ime ka hedhur një hap drejt meje, ai nuk ka hedhur as edhe një hap.

Sofika nuk ka dëshirë ta takojë babanë e saj dhe as që ai të bëjë ndonjë hap për të rifituar kohën e humbur.

Sofika: Në momentin që unë kisha nevojë më shumë për atë, ai më ktheu shpinën. Tani…nëse do bëhej fjalë që ai të dilte përpara, mund ta falja, mund ta falja, s’e di, s’jam shumë e sigurt. Ama nuk do doja që ai të fitonte kohën e humbur si mamaja ime sepse atëherë e kupton kur një njeri të do vërtet, kur ti ke qenë e vogël, sa të hidhje hapat e para.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu