Aksident, makina përplaset me furgonin, 3 të plagosur

0

RRËSHEN- Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se një makinë dhe një furgon janë përplasur me njëra-tjetrën këtë pasdite në afërsi të Rrugës së Kombit.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Rrëshen, si pasojë e kushteve të vështira të motit, pasi kjo zonë është përfshirë gjatë pjesës më të madhe të ditës nga reshjet e dendura të shiut. Të tre të plagosurit janë dërguar në spital dhe bëhet me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu