Vrasja e Pjerin Xhuvanit në zgjedhjet qendrore të 25 prillit 2021 vazhdon ende të jetë “mister”.
Teksa sipas policisë hetimet vijojnë në lidhje me këtë çështje, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Elbasanit, gazetarja Klodiana Lala.
Ndër të tjera mësohet se lajmin e ka dhënë vetë gazetarja përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
Klodiana shkruan se po meret në pyetje pasi sipas Prokurorisë, ka nxjerrë sekretet e hetimit.
“Bravo shteti, unë jam armiku” shkruan ndër të tjera gazetarja, me ironi.
Ngjarja e ndodhur ne Elbasan 4 dite para zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit ku mbeti i vrare mjeku Pjerin Xhuvani nuk eshte zbardhur ende, e me gjase sdo zbardhet kurre e plote. Ama prokuroria e Elbasanit ka urgjence marrjen time ne pyetje se i paskam nxjerre sekretet.
Jemi mire! Bravo shteti. Une jam armiku!