Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan.
Një automjet i tipit “Benz” ka goditur një këmbësor i cili për fat të keq nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe pësoi vdekje të menjëhershme.
Ende nuk dihen rrethanat që shkaktuan aksidentin por policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet. Ndërkohë në këtë aks rrugor është shkaktuar trafik i automjeteve.