Drejtoresha e Infoweb Media, Anisa Bahiti ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Procesin Sportiv’ i drejtuar nga Edi Manushi në Top Channel.
Bahiti është një tifoze e Brazilit, skuadër e cila po shkëlqen në këtë botëror. Edhe në ndeshjen e sotme me Korenë e Jugut Brazili zhvilloi një lojë të bukur duke dëshmuar edhe njëherë se mbetet pretendente për fitimin e Kupës së Botës.
Ndër të tjera publicistja Bahiti u shpreh se Shqipërinë dhe Brazili nuk i lidh vetëm futbolli. Ajo evidentoi faktin se Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva ka kryer studimet në Shqipëri.
Anisa Bahiti sugjeroi se në kuadër të kësaj miqësie Presidenti Bajram Begaj mund ta ftojë për vizitë Lulon në Shqipëri. Infoweb Media