Kryeministri Edi Rama mbërriti në një vizitë zyrtare në Azerbajxhan. Foto e siguruar nga Infoweb Media dëshmon mbërritjen e Ramës në Baku.
Vetëm pak ditë më parë Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, vizitoi Shqipërinë dhe u prit nga Presidenti Bajram Begaj dhe autoritetet e larta të vendit.
Me Azerbajxhanin, Shqipëria ka marrëveshjen për gazsjellësin Trans Adriatik që është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, dhe transporton gaz natyror në Evropë nga fusha Shah Deniz II në Azerbajxhan.
Duke u lidhur me Gazsjellësin Trans Anatolian në kufirin Greko-Turk, TAP kalon Greqinë Veriore, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të dalë në breg në Italinë e Jugut për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.
Vizita e Kryeministrit Edi Rama pritet të konkretizojë marrëveshje të rëndësishme në interes të dy vendeve.