Brazili merr autobusin dhe niset për në shtëpi

0

Mëngjesin e sotëm ata kanë lënë resortin, ku kanë qëndruar për t’u nisur drejt aeroportit dhe më pas për në Brazil, pas eliminimit nga Kroacia në çerekfinale

KATAR – Ka qenë Botërori i surprizave dhe i dështimit të shumë prej atyre skuadrave që në fillim konsideroheshin pretendente kryesorë për ta fituar Kupën e Botës.

I fundit mes tyre që po largohet tashmë nga Botërori, 8 ditë përpara finales ku pretendonte të ishte, është Brazili. Mëngjesin e sotëm ata kanë lënë resortin, ku kanë qëndruar për t’u nisur drejt aeroportit dhe më pas për në Brazil.

Seleçao u mund në një ndeshje shumë emocionuese nga Kroacia, pas goditjes së 11-metërshave, duke shtyrë edhe të paktën me 4 vite ëndrrën e tyre të madhe për t’u rikthyer kampion bote, titull, të cilin për here të fundit e kanë fituar në vitit 2002.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu