Ka nisur numërimi i votave të balotazhit për primaret në Librazhd.
Gazetari ynë, Ronaldo Gjoshi, informon se procesi gjatë gjithë ditës u zhvillua i qetë, ndërsa pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme.
Në garë në balotazh për primaret në këtë bashki dolën Shefki Çoa dhe Arjanit Leka.
Në raundin e parë u arritën këto rezultate:
-Shefki Çota 309 vota.
-Arjanit Leka 149 vota.
—————————————-
-Mereme Zeneli 60 vota.
-Shaqir Kuka 55 vota.
-Ndriçim Lila 43 vota.
-Agron Mekshi 23 vota.