Disa fshatra pa energji elektrike, ja si paraqitet situata në Qarkun e Kuksit

0

Ditën e sotme situata në Qarkun e Kuksit duket se është nën kontroll.

Territori është përfshirë nga rreshje shiu me intesitet mesatar, dhe në lartësinë mbi 800 m ka pasur rreshje të pakta bore.

Furnizimi me energji elektrike ka qënë problematik vetëm në disa fshatra , dhe deri tani nuk ka pasur problematika emergjente.

Po ashtu qarkullimi në rrugët nacionale vazhdon normalish.

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:30 datë 12.12.2022 është si më poshtë:

I gjithë territori i Qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe në lartësinë mbi 800 m reshje të dobëta bore.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se

  • Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Ka patur rënie inertesh dhe gurësh si dhe bllokime tumbinosh nga sbjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre.

  • Nga bashkitë e Qarkut Kukës nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
  • Rezervuaret janë në monitorim të vazdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç fshatrave Petkaj,Mgull,  Gdheshtë dhe Pistë Nj.Ad Malzi bashkia Kukës, fshati Dojan Nj.Ad Bujan bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu