SHBA- Platforma virale Tik Tok ka publikuar emrat e 10 personazheve më të famshëm për vitin 2022. Në krye të listës qëndron këngëtarja Meghan Trainor, një surprizë kjo pasi këngëtarja nuk është shumë aktive në rrjete sociale mëgjithatë duket se videot e saj në platformën argëtuese kanë tërhequr miliona shikues. Pjesë e listës gjithashtu janë edhe emrat e njohur tashmë të showbizz, si Doja Cat, Billie Eilish dhe Selena Gomez, te cilat gjithashtu numërojnë miliona klikime në videot e postuara në këtë platformë. Dikur mbretëresha e tik Tok, për këtë vit Lizzo e cila u bë virale me këngën e saj “About Damn Time”, duket se është renditur e fundit në listën e personazheve të njohur në këtë aplikacion, megjithatë kënga e saj u përdor në miliona përdorues në videot e tyre.
RENDITJA:
Meghan Trainor
Billie Eilish
Young Gravy
Nessa Barrett
Selena Gomez
Doja Cat
Charlie Puth
Bad Bunny
Bella Poarch
Lizzo