Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë. Medita e huaja bëjnë me dije se një supermarket në qytetin e Zemonit e cila ndodhet në Francën veriore, janë plagosur 3 persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, teksa një person i paidentifikuar ende ka hyrë brenda ambienteve të supermarketit dhe ka sulmuar me sëpatë tre persona.
Mediat lokale bëjnë gjithashtu me dije se dy prej tyre janë plagosur rëndë ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetën. Të njejtat burimë gjithashtu bëjnë me dije se, pas sulmit burri ka tentuar të vrasë veten duke goditur veten me sëpatë. Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Nuk dihet ende nëse agresori kishte probleme të shëndetit mendor. Ndërsa nuk ka ende informacione për motivin e sulmit