Tonin Vocaj është emëruar Drejtor i Policisë së Tiranës, duke zënë vendin e Lorenc Panganikës, i cili shkon na Akademinë e Policisë. Ndërkohë në vend të Vocajt është emëruar Sokol Bizhga. Gjithashtu janë bërë emërime të reja edhe në Dretjtoritë e Policisë së Vlorës, Fierit dhe Shkodrës.
Ndryshimet:
Tonin Vocaj emërohet drejtor i Policisë në Tiranë. Duke zëvendësuar Lorenc Panganikën. Ky i fundit shkon në Akademinë e Sigurisë.
Vendin e Vocajt e zë Sokol Bizhga.
Ermal Muça emërohet drejtor në Vlorë.
Niko Brahimaj emërohet në Fier.
Ervin Hodaj në Shkodër.
Lutfi Minxhozi emërohet drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Gent Ndoj emërohet drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.