Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK, duke dënuar me 12 vjet burg Hekuran Markun, një nga ish truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish-oficeri u shpall fajtor për akuzat për trafik ndërkombëtar droge dhe grup kriminal.
Ai do vuajë 8 vite burg, ku do përfitoi ulje 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit me gjykim të shkurtuar.
Marku u shpall në kërkim në sajë të operacionit “Shpirti”.
Hekuran Marku u arrestua në shtetin gjerman dhe u ekstradua drejt vendit tonë në prill të këtij viti. Emri i Markut doli sw bashku me atw tw ish-truprojës tjetër të Tahirit, Agustin Deda. Ky i fundit ndodhet në Francë.
Marku dhe Deda akuzohen si të përfshirë në ‘skemën’ e trafikut ndërkombëtar të kanabisit të drejtuar nga Ilirjan Duçellari. Sipas SPAK, 2 truprojat kanë bashkëpunuar edhe me 4 italianë dhe një shqiptar për të trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.
Kjo sasi droge u sekuestrua më pas në Bari ku u vendosën në pranga 2 persona. Në dosje thuhet se Marku dhe Deda kishin kultivuar drogën në disa parcela në Tepelenë dhe ishin kujdesur për transportin e tyre.