Hidhen në protestë në Portin e Durrësit shoferët e kamionëve që nuk u imbarkuan në tragetin e Ankonës

0

Nga Elitjona Doko

Hidhen në protestë në Portin e Durrësit shoferët e kamionëve që nuk u imbarkuan në tragetin e Ankonës.

Janë mbi 100 mjete që kanë mbetur pa u nisur.

Shoferët janë ankuar se në pikën e skanerit ka pasur vonesa të theksuara nga mjetet e shumta dhe procedurat e tejzgjatura.

Në port janë krijuar radhë të gjata me mjete të rënda, ndërsa në ambientet pranë skanerit ka forca të shtuara policie.

Gazetarja e Infoweb Media informon se për shkak të radhëve të gjata rrezikojnë të mbesin pa u imbarkuar në tragetet e linjës Durrës – Bari të tjerë kamionë, që presin prej orësh të bllokuar. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu