E dhunuan dhe e dogjën të gjallë, burg ish-të dashurës së Menduh Kurt -Deda

0

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për Gazmend Ngotën dhe Marjeta Karajn. Këtë persona akuzohen për vrasjen e 61-vjeçarit Menduh Kurt -Deda në vitin 2017, duke e djegur të gjallë në Kodër Shupal.

56-vjeçarja, bashkë me të birin, Besmir Karaj, që është në kërkim, dhe shokun e tij Gazmir Ngota, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, Kurtdedën, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi 1 milion lekë të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë në automjet dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Sipas Policisë, këta dy persona e kanë transportuar Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin e kanë djegur atë me lëndë djegëse.

Policia tha se ka qenë e vështirë identifikimi i viktimës, ndërsa gjatë konferencës për mediat blutë e Tiranës njoftuan se kanë siguruar të gjitha provat, të cilat implikojnë personat e arrestuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu