Treni përplas për vdekje dy shqiptarë në Gjermani. Emrat

0

Aksident i rëndë në Gjermani. Dy shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën pas përplasjes nga treni.

Ata janë Admir Seta 40 vjeç, dhe Leutrim Hyseni 31 vjeç. Dy kosovarët u përplasën mbrëmjen e djeshme, 16 dhjetor, për vdekje nga një tren në zonën midis Christof-Ruthof-Weg dhe Otto-Suhr-Ring në Mainz-Kastel.

Mediet gjermane bëjnë me dije se ngjarja tragjike ndodhi kur dy shqiptarët nga Podujeva e Kosovës, po kalonin shinat e trenit.

Për rastin po kryhet një hetim nga strukturat e posaçme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu