KATAR- Lionel Messi ka postuar postimin e tij të parë në Instagram pas fitores së Kupës së Botës, në të cilin nuk e fsheh dot emocionin. Ylli 35-vjeçar ishte forca e skuadrës, e cila e çoi “albiceleste” në arritjen e objektivit të madh. Ai ka shkruar me detaje: E kam ëndërruar kaq shumë, e kam dashur aq shumë sa ende nuk mund ta besoj.
Postimi i Messit:
“Shumë faleminderit për familjen time, për të gjithë ata që më mbështesin dhe gjithashtu për të gjithë ata që besuan në ne. Ne dëshmuam edhe një herë se argjentinasit, kur luftojmë së bashku, jemi të aftë të arrijmë gjithçka që kemi në mendje. Vlera i takon kësaj skuadre, e cila është mbi individualitetet, është forca e të gjithë neve që luftojmë për të njëjtën ëndërr që ishte edhe ëndrra e të gjithë argjentinasve… E bëmë! Le të shkojmë në Argjentinë! Shihemi se shpejti…”.
Po ashtu pas ndeshjes ka reaguar edhe partnerja e Messit, Antonela Roccuzzo, e cila ka shprehur dashurinë dhe mbështetjen e saj për 35-vjeçarin.
Postimi i partneres së Messit:
KAMPIONET E BOTËS Nuk di as si t’ia nis.. se krenaria më e madhe që ndjejmë për ty Leo Messi. Faleminderit që na mësove të mos dorëzohemi kurrë, duhet ta luftojmë deri në fund. Ti je Kampioni i Botës, e dimë se çfarë ke vuajtur për kaq shumë vite, ke dashur ta arrish këtë!!!