Arrestohet 55 vjeçari, ushtroi dhunë ndaj mbesës dhe kunatës

0

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj mbesës dhe kunatës së tij. Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale K.Sh. 55 vjeç.

Ndërkohë në Kavajë është arrestuar një 47 vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin K. Sh., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj mbesës dhe kunatës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin Xh. T., 47 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu