Falsifikonin kartela pasurie, karta identiteti dhe certifikata pronësie, 3 të arrestuar në Tiranë (EMRAT)

0

3 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi falsifikonin dokumente të ndryshme në këmbim të parave.

Në pranga përfunduan Gezim Xhafa, Artur Bramo dhe Shpëtim Bega, të cilët në bashkëpunim me njeri tjetrin falsifikonin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Njoftimi i policise:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacioni policor i koduar “Falsifikimi”.
Falsifikonin dokumente të ndryshme, kundrejt përfitimit monetar, vihen në pranga 3 shtetas.
Sekuestrohen skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas një pune hetimore dymujore të ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Falsifikimi”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”, i shtetasve:
– G. Xh., 64 vjeç, A. B., 59 vjeç dhe Sh. B., 59 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, falsifikonin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu