“Jam i lumtur që ndodhem këtu”, kryeministri grek mbërrin në Himarë

0

Kryeministri grek Kyriakos Mitsorakis ka mbërritur në Himarë ku pritet të takohet me minoritetin grek atje. Mitksotakis mbërriti me helikopter në stadiumin e Himarës.

Ai shoqërohet nga sportisti Pirro Dhima dhe kreu i OMONIA-s.
“Do flas pas pak, jam i lumtur që ndodhem këtu”, tha shkurt kryeministri grek për gazetarët.

Përvec vizitës në Himarë, kryeministri grek do të jetë Finiq dhe Derviçan.

Agjenda e plotë:

09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.

09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon,

10:30 Nisja me makina drejt pedonales.

10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.

10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.

11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.

11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore.

11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.

12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.

12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.

12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit

12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan

13:15 Nisja për në kishë.

13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.

14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu