Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Siç duket dhe nga pamjet e sigurara ekskluzivisht nga Infoweb Media një furgon dhe dy automjete janë përplasur me njeri-tjetrin
Gazetarja nga qyteti i Durrësit raporton se nga ky aksident, fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa mësohet se policia nuk ka shkuar ende në vendgjarje.